Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Krasniqi për Kushtetutën e Kaçanikut: I dha një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Sipas Krasniqit, ky isht një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.

“Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik. Nderim i përjetshëm për delegatët e Kaçanikut dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në jetësimin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit