spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Krasniqi për Arbën Xhaferin: Do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar Arbën Xhaferin në 12-vjetorin e vdekjes së tij.

Krasniqi ka thënë se Xhaferi gjatë tërë jetës së tij është angazhuar për çështjen kombëtare dhe kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë.

Derisa, ai tha se do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

“Sot, në 12 vjetorin e kalimit në amshim, nderojmë kujtimin për politikanin dhe intelektualin e shquar shqiptar, Arbën Xhaferi.

Tërë jetën e tij, Arbën Xhaferi u angazhua për çështjen kombëtare dhe kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë. Ai do të mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

Mirënjohje e përjetshme për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit