spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Krasniqi: PDK nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se gjendja me ushtrinë është alarmante dhe se kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.

Krasniqi ka pohuar se Qeveria e ka dëshmuar se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi, transmeton Telegrafi.

“Letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes lidhur me shqetësimet e shumta që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alarmante në ushtrinë tonë e cila kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit. Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për t’a trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut”,  ka shkruar kreu i PDK-së.

Tutje, ai ka thënë se “Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë”.

“Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria. Për ushtarët tanë, të cilëve përmes keqmenaxhimit qeveritar po u cënohet morali dhe krenaria, kam vetëm një lutje: mos u dëshpëroni! Angazhimi juaj është boshti i shtetit tonë. Jemi bashkë në këtë sfidë”.

Ndryshe, çështja e furnizimit me ushqim në FSK ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në Kosovës ditëve të fundit.

Nga Ministria e Mbrojtjes të premten deklaruan se të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë funksionale dhe po shërbehet llojllojshmëri shujtash (ushqime).

Ndërsa, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, problemi i vetëm është numri i vogël i stafit teknik, duke shtuar se kjo do të rregullohet sapo të mbyllet konkursi për pranimin e stafit profesional vetanak, konkurs ky që është hapur dhe çdo procedurë do të përfundoj në afat prej 45 ditësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit