spot_img
spot_img
Wednesday, February 5, 2025
spot_img
spot_img

Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave – me të fiton Kosova

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi sonte në Drenas ka folur për kandidatin e tyre për kryeministër, Bedri Hamza, duke thënë se nuk është politikan i fjalëve, por siç u shpreh ai, është njeri i veprave.

Krasniqi tha se me Bedri Hamzën fiton Kosova dhe u shpreh se me Partinë Demokratike, Kosova ecën përpara.

“Na duhet një lider me vizion, me dije dhe integritet dhe atë lider jemi krenar të gjithë që e kemi në Partinë Demokratike të Kosovës, ai është Bedri Hamza.

spot_img

“Bedri Hamza nuk është politikan i fjalëve, por njeri i veprave, njeri i rezultateve, njeri që e ka përkushtuar jetën e tij në shërbim të Kosovës, njeriu që e stabilizoi ekonominë e Kosovës, njeriu që rriti pagat për mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarët, njeriu që në çdo pozitë e ka vënë Kosovën të parën”.

“Si kryeministër, ai do t’i kthejë përsëri shpresën dhe ditët e bardha Kosovës, ai do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjes që i shërben popullit dhe jo vetes. Me Bedri Hamzën fiton Kosova, me PDK-në Kosova ecën përpara”, u shpreh tutje Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit