Friday, July 18, 2025
spot_img

Krasniqi: Mentaliteti i diktatit është mentalitet i ish-qeverisë, po tentojnë ta mbajnë pushtetin dhunshëm

Komisioni zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përmes votimit të fshehtë dështoi të miratohet edhe sot.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i cili ka propozuar këtë komision njoftoi se ”PËR” ishin 54 deputetë.

Pas ndërprerjes se seancës është deklaruar për media kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi,.

Ai tha se Qeveria po tenton me mbajt pushtetin dhunshëm.

“As herën e 10-të as në të 100 herë Albulena nuk kalon. Albin Kurti nuk ka vota për kryeministër dhe po e mban pengë shtetin dhe Kuvendin. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për këtë gjendje, tentim për ta mbajtur pushtetin në çdo kusht, dhunshëm. Mentaliteti i diktatit është mentalitet i ish-qeverisë që nuk ka marrë besimin e qytetarëve dhe nuk po pajtohet me ketë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit