Thursday, July 10, 2025
spot_img

Krasniqi kritika Qeverisë: Politika e jashtme është për faqe të zezë, s’kemi asnjë njohje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë aktuale duke deklaruar se politika e jashtme e vendit është për “faqe të zezë” dhe shteti ynë nuk ka pranuar asnjë njohje nga kjo qeverisje.

Krasniqi ka deklaruar edhe se Kosova ka dështuar në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit.

“Politika e jashtme është për faqe të zezë. Nuk kemi asnjë njohje. Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Kemi dështimin në Këshillin e Evropës për shkak të krerëve të shtetit. Kanë premtuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, dhe nuk iu kanë përmbajtur këtij premtimi”, tha Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit