Friday, April 25, 2025
spot_img

Krasniqi: Jemi 7 deputetë, do ta votojmë kryeparlamentarin dhe Qeverinë Kurti

Të martën pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila do të shënojë edhe hapat e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Grupi i komuniteteve jo-serbe ka bërë të ditur se do të mbështesë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit, si dhe qeverinë që sipas tyre, do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Ministri në detyrë i Administratës së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, para mediave ka theksuar se ata tashmë e dinë emrin që do të propozohet nga LVV për kryeparlamentar, por zgjodhën të mos e bëjnë publik ende.

“Ne jemi grupi parlamentar i komuniteteve. Në këtë grup do të jenë së paku edhe dy deputetë të KDTP-së, partisë turke. Jemi 7 aktualisht, që nënkupton se do ta votojmë kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë”, ka shprehur Krasniqi.

Ai ka theksuar se përkrahja për qeverinë Kurti është e natyrshme, duke theksuar rezultatin e fortë që kjo parti ka marrë në zgjedhje.

“Ne jemi për qeverinë Kurti, për shkak se Kurti i ka fituar zgjedhjet edhe ka shumicën e shqiptarëve. Edhe tash po i relativizojmë numrat – është 42.3%, thuajse sa të gjithë të tjerët bashkë”, ka theksuar ai.

Po ashtu, edhe deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, ka theksuar se nesër do ta votojnë emrin e propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.

“E shohim tani si është procedura dhe unë besoj që Qeveria Kurti 3 votohet shpejtë. Për kush është kandidat për kryeparlamentar. Na e dimë kush është mirëpo duhet me thanë kryeministri”, ka shtuar ajo.

E pyetur nga gazetarët nëse ka marrë ftesë për diskutime nga PDK, LDK apo AAK, ajo ka thënë se nuk është ftuar nga asnjëra prej këtyre partive. Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe Elbert Krasniqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit