Ermal Krasniqi ka qenë protagonist mbrëmë në fitoren e Kosovës ndaj Qipros me rezultat të pastër, 3:0.
Anësori ofanziv e shënoi golin e dytë të Dardanëve dhe të dytin në fanellën e Kosovës.
Fakti se shënoi në prani të tifozëve në stadiumin “Fadil Vokrri” e gëzoi atë edhe më shumë.
“Siç e kam thënë edhe herën e kaluar, nuk do të ndalem vetëm me një gol dhe shpresoj që të vazhdoj kështu dhe t’i gëzoj tifozët tanë. Ishte kënaqësi shumë e veçantë të shënoja në stadiumin tonë ‘Fadil Vokrri’”.
“Kur e shënova golin e parë ishte një ndjenjë e veçantë, por sot ishte edhe më e veçantë sepse të shënosh në stadiumin tënd është një kënaqësi edhe më e veçantë në prani të tifozëve tanë të mrekullueshëm.”
Ish-futbollisti i Ballkanit, aktualisht pjesë e Sparta Pragës, për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe për ndeshjen e muajit të ardhshëm me Rumaninë, e cila do të jetë përcaktuese për liderin e grupit.