spot_img
Saturday, December 28, 2024
spot_img

Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veriun e vendit është e qetë, prandaj beson thellësisht se nuk ka asnjë arsye që Ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur.

Mirëpo, ai nuk është përgjigjur se kur do të hapet ajo, teksa ka thënë se hapja e saj nuk do të kishte asnjë ndikim negativ në vend.

“Nuk ka asnjë arsye që kjo urë të qëndrojë e mbyllur. Qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore, qytartët e jugut kalojnë nga pjesa e veriut. Situata është e qetë, e kontrolluar, është në atë formë që hapja e urës nuk do të kishte asnjë ndikim. Besojmë thellësisht se këtu nuk ka asnjë arsye që të mos ketë hapje të urës”, delaroi ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së qeverisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit