Tuesday, July 8, 2025
spot_img

KQZ nxjerr shifrat: Ja sa është pjesëmarrja e votuesve nga diaspora

Në përditësimin e fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, deri në orën 19:00, është raportuar një pjesëmarrje prej 79.24% për zgjedhësit e regjistruar në diasporë.

Sipas KQZ-së, në Shqipëri kanë ardhur 194,889 zarfe, nga gjithsej 245,935 zgjedhës të regjistruar.

Qarku me numrin më të lartë të zarfeve të ardhura është Tirana me 80.84% të pjesëmarrjes, duke pasuar nga Fieri dhe Durrësi, me përqindje të ngjashme.

Në vijim, shifrat përqindore të pjesëmarrjes në diasporë janë si më poshtë:

BERAT: 77.68% (12,348 zarfe të ardhura);

DIBËR: 77.99% (7,495 zarfe të ardhura);

DURRËS: 80.36% (20,101 zarfe të ardhura);

ELBASAN: 77.80% (19,602 zarfe të ardhura);

FIER: 80.50% (26,204 zarfe të ardhura);

GJIROKASTËR: 77.99% (6,618 zarfe të ardhura);

KORÇË: 78.65% (16,228 zarfe të ardhura);

KUKËS: 72.87% (2,896 zarfe të ardhura);

LEZHË: 80.22% (11,835 zarfe të ardhura);

SHKODËR: 77.49% (13,523 zarfe të ardhura);

TIRANË: 80.84% (42,384 zarfe të ardhura);

VLORË: 78.50% (15,655 zarfe të ardhura).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit