Kozak Braçi ka reaguar mbi ngjarjen ku një sasi e vogël tritoli iu vendos në një garazh që ky i fundit e kishte marrë me qera.
Kozak ishte live në platformën Tik-Tok ndërsa ka shpërthyer në fjalë ofenduese kundër personave që fshihen pas shpërthimit.
“Kujtoni se mha k*** mu me shit makina? Un kot thash hajd po kap naj rrogë të mirë aty ta kem qyl… Mu mbon 1000 euro një story. Hajde najnjoni live, te kapanoni më keni…”, është shprehur Kozaku.
Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, një shpërthim ka ndodhur në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.
Një sasi e vogël tritoli ishte vendosur pranë një garazhi të marrë me qera nga Kozak Braçi.
Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet e shpërthimit, por policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, për të identifikuar autorin.