Kombëtarja e Kosovës u kualifikua për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve të UEFA-së.
Pas një fitorje ndaj Islandës në fazën e play-off-it, Kosova siguroi kalimin në këtë fazë të konkurrencës ndërkombëtare.
Pas përfundimit të ndeshjes, janë bërë të njohura edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës.
“Dardanët” do të jenë në vazon e katërt, duke shmangur përballjen me skuadra si Suedia, Irlanda e Veriut dhe Maqedonia e Veriut.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nga vazoja 1, 2 dhe 3, përfshijnë Skocinë, Hungarinë, Poloninë, Izraelin, Slloveninë, Gjeorgjinë, Republikën e Irlandës, Rumaninë, Austrinë, Ukrainën dhe Zvicrën.