spot_img
Friday, February 21, 2025
spot_img

Kosova nën sulm hibrid nga aksi Rusi-Serbi!

Aparati propagandistik i Federatës Ruse, përmes RT Balkan dhe Sputnik Serbia, po përpiqet të dëmtojë integritetin e procesit zgjedhor dhe imazhin e institucioneve të Kosovës, shkruan GazetaKosova.net

Këto media, që veprojnë si zgjatim i komunikimit strategjik të Kremlinit, kanë publikuar lajme të rreme që portretizojnë institucionet e Kosovës si promotorë të dhunës kundër minoritetit serb.

Sipas profesor Avni Islamit, ekspert i Shkencave të Sigurisë, qëllimet strategjike të këtyre mediave përfshijnë shpërndarjen e narrativave në përputhje me politikën e jashtme ruse, mjegullimin e perceptimit publik për ngjarjet social-politike dhe krijimin e kaosit në Ballkan.

‘Këto përpjekje për të krijuar huti dhe konfuzion në Kosovë janë pjesë e një skenari më të gjerë për destabilizimin e rajonit’, ka theksuar Islami.

Institucionet kosovare mbeten të përkushtuara për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë, duke iu kundërvënë çdo përpjekjeje për të cenuar stabilitetin e vendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit