spot_img
spot_img
Saturday, February 1, 2025
spot_img
spot_img

Kosova mposhtet thellë nga Franca në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar një disfatë të thellë në ndeshjen e vlefshme për ‘Main Round’ të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026, duke u mundur nga Franca me rezultat 5:0.

Ndeshja është zhvilluar të premten mbrëma në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, ku Franca ka dominuar dhe ka siguruar një fitore bindëse.

Kjo ndeshje ka qenë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2026, që do të organizohet në Letoni dhe Lituani.

spot_img

Pas kësaj disfate, Kosova ka një fitore kundër Bullgarisë dhe dy humbje, përfshirë atë ndaj Gjeorgjisë, duke e bërë më të vështirë kualifikimin për në Evropian.

Vetëm fituesit e dhjetë grupeve të “Main Round” sigurojnë një vend të drejtpërdrejtë në turneun e ardhshëm. Tetë skuadrat më të mira të vendit të dytë, luajnë në “playoff”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit