spot_img
spot_img
Wednesday, January 15, 2025
spot_img
spot_img

Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve, sot mbahet takimi i parë në Bruksel

Në Bruksel, sot do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Takimi do të kryesohet nga Bashkimi Evropian, e palë do të jenë delegacionet nga Kosova e Serbia.

Kosova do t’i paraqesë një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve, ndonëse takimi vlerësohet se do të jetë më shumë simbolik.

Ky do të jetë takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Takimin e kanë konfirmuar nga Bashkimi Evropian, nga i cili kanë thënë se i njëjti do të jetë më shumë inaugurues.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë Halil Cenaj. Nga Këshilli i Familjarëve të të Pagjeturve kanë kërkuar që Kosova në takime të tilla të përfaqësohet nga ekspertë të fushës.

Kryetari i Këshillit të Familjarëve të Pagjetur, Ahmet Grajqevci ka kërkuar nga BE-ja që t’i bëjë Serbisë më shumë presion për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Sipas burimeve jozyrtare në Bruksel, takimi do të ketë më shumë karakter simbolik sesa substancial.

Rreth 1 mijë e 600 persona figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit