spot_img
Monday, October 21, 2024
spot_img

“Kosova, Kosova…” – Momenti kur ushtarët amerikanë brohorasin dhe e mirëpresin presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar pamje të reja nga mikpritja e përzemërt që I kanë bërë ushtarët dhe kadetët amerikanë në West Point.

Në videon e publikuar në porfilin zyrtar të presidentes në Facebook,  shihen dhe dëgjohen kadetët dhe ushtarët amerikanë duke brohoritur ”Kosova, Kosova, Kosova” dhe duke e duartrokitur Osmanin para dhe pas fjalimit të saj.

 “Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në Tokë”, është shprehur presidentja e Kosovës para ushtarëve dhe kadetëve në West Point.

Në mbishkrimin e videos së publikuar, mikpritjen nga ushtarët në West Point presidentja Osmani e ka cilësuar si ‘madhështore’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit