Thursday, April 10, 2025
spot_img

Kosova i bashkohet Anglisë dhe Francës në procesin Pall Mall, Kurti tregon çka është kjo iniciativë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se bashkimi i Kosovës në procesin Pall Mall, do të thotë bashkimi në një koalicion në rritje të vendeve demokratike që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kurti njofton se ky proces është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së Francës, e lansuar në shkurt të vitit të kaluar.

“Procesi Pall Mall është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së Francës, e lansuar në shkurt të vitit të kaluar, që bën bashkë vendet demokratike të përkushtuara për të adresuar përhapjen dhe përdorimin e papërgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike. Keqpërdorimi i këtyre teknologjive paraqet rrezik serioz për të drejtat e njeriut, sigurinë kombëtare dhe stabilitetin ndërkombëtar”, u shpreh Kurti.

“Kodi i Praktikave për Shtetet u lansua zyrtarisht në Takimin e Dytë të Procesit Pall Mall, i mbajtur në Paris më 3–4 prill 2025. Ky Kod përcakton parime udhëzuese për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, duke promovuar sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike”.

Postimi i plotë:

Republika e Kosovës i bashkohet Procesit Pall Mall duke u bërë shtet mbështetës i Kodit të Praktikave për Shtetet në kuadër të këtij procesi.

Procesi Pall Mall është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së Francës, e lansuar në shkurt të vitit të kaluar, që bën bashkë vendet demokratike të përkushtuara për të adresuar përhapjen dhe përdorimin e papërgjegjshëm të kapaciteteve komerciale për ndërhyrje kibernetike. Keqpërdorimi i këtyre teknologjive paraqet rrezik serioz për të drejtat e njeriut, sigurinë kombëtare dhe stabilitetin ndërkombëtar. Kodi i Praktikave për Shtetet u lansua zyrtarisht në Takimin e Dytë të Procesit Pall Mall, i mbajtur në Paris më 3–4 prill 2025. Ky Kod përcakton parime udhëzuese për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes, duke promovuar sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike.

Me mbështetjen e këtij Kodi, Kosova i bashkohet një koalicioni në rritje të vendeve demokratike që punojnë për të siguruar që mjetet kibernetike të përdoren në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet për të drejtat e njeriut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit