Me Adminsitratën Biden “marrëdhënie të tensionuara” ndërsa me administratën Trump “marrëdhënie hiç” – është çka e ka karakterizuar qeverinë e Albin Kurtin.
Ishte vetë ky i fundit që javë më parë i tha gazetës “The Guardian” se ende s’ka vendosur kontakte me administratën Trump – tash kur e mbarë bota po kalibron sjelljen karshi saj.
Në veçanti bota i ka sytë e ngulitur nga Uashingtoni pas rrotllimit të tryezave në rrafsh botëror – kur Donald Trumo e flaku tutje presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky nga Zyra Ovale.
Për profeoreshën në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Trump, “qëndrimi në sediljen e pasme” s’i sjellë asgjë dhe Kosovës teksa gjuan vërejtje ndaj autoriteteve që të mos rrinë në qëndrime “të pagajle”.
Kjo, sipas saj, veçse i zmadhon hapësirë Beogradit që ta përçojë lobin e vet në Uashingon dhe në qarqe të Donald Trump – në një ShBA që është garantuese kyçe për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës.
“Sa i përket Qeverisë së Kosovës – afinitetet personale kurrë s’duhet ta turbullojnë vizionin se kë e përfaqësojnë liderët e zgjedhur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantues të rëndësishëm të sovranitetit, paqes dhe sigurisë së Kosovës – dhe dialogu me ta duhet të intensifikohet”, tha Nevenka Tromp në një përgjigje me shkrim për Nacionale.
Tromp rikujton rëndësinë që politika dhe diplomacia kosovare të jetë e pranishme në afërsinë imediate të Donald Trump: gjë që, deri më tash, nuk është rasti.
“Nëse Kosova e merr ndonjë qëndrimin të të pamerakosurës kjo veçse do t’i krijonte hapësirë të madhe Serbisë të lobojë në Uashington dhe New York.
Zërat politikë dhe diplomatik të Kosovës duhet të dëgjohen në qarqet e Trump-it. Urtia e thjesht duhet të bind. Nuk fitohet gara nëse nuk merr pjesë. Nuk ka fitore në garë duke qëndruar në sediljen e pasme”, tha ajo për Nacionale.
Marrëdhëniet ‘mosvet’ Kosovë – ShBA
- “Pasoja të dëmshme në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”.
Javëve të fundit është trashur edhe më tej regjistri i dënimeve deklarative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës – më e kohëve të fundit si rrjedhojë e mbylljes së disa zyreve të mirëqenies sociale në veri të Kosovës, që administroheshin nga Serbia.
Sikur me mbylljen e institucioneve tjera paralale serbe – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën qortues e dënues ndaj autoriteteve vendore, duke i shpallur ato me “pasoja të dëmshme” si në rrugën evropiane të vendit, si në “marrëdhëniet tona bilaterale“.
“Ambasada e SHBA është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht në mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në postim.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se “kemi miq pafund në ShBA” ndonëse dyerte Shtëpisë së Bardhë nuk janë hapur asnjëherë për qeverinë aktuale dhe se asnjë takim i nivelit të qartë bilateral nuk ka ndodhur.
Më i fundit që i ka dhënë jehonë se ku qëndrojnë marrëdhëniet Kosovë – ShBA ishte, Emisari i Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell.
Fjalët e këtij të fundit i ka shpërndarë edhe vetë i biri i Trump, Donald Trump Jr.
Grenell e jep se marrëdhëniet Kosovë – ShBA janë në krizë si asnjëherë më parë në 35 vite marrëdhëniesh Prishtinë – Uashgington, përkatësisht prej kur Kosova është bërë çështje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, Se Albin Kurti “nuk është partner i besueshëm”, se “krejt bashkësia ndërkombëtare është kundër tij”, se deklarimi i tij gjatë një tubimi zgjedhor në Ferizaj “është absolutisht i rremë” nga i cili “mos u mashtroni” – të gjitha këto që i tha Richard Grenell, Donika Gërvalla i quajti “të pavërteta” në një intervistë në TëVë1.
“Ne në të dyja kampet në ShBA kemi miq pafund, kemi njerëz të cilët realitetin e Kosovës e marrin shumë seriozisht”, ka thënë ajo.