spot_img
Tuesday, March 4, 2025
spot_img

Kosova dhe Bosnja në fokus të bisedës mes Vuçiq dhe Rutte

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, të cilit siç tha, i ka prezantuar qëndrimet e Serbisë për situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Bisedë e gjatë dhe e hapur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe NATO-s”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ai bën të ditur se kanë folur rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe serioze në rajon dhe ka theksuar se ruajtja e paqes është prioritet i të gjithë atyre që jetojnë në rajon.

Vuçiq shtoi se ka organizuar një takim me Rutte në Bruksel brenda muajit të ardhshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit