spot_img
Thursday, November 7, 2024
spot_img

Kos: Kosova dhe Serbia, dy shtete që janë rrugës drejt BE-së

E nominuara për Komisionere të re të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, politikanja nga Sllovenia, Marta Kos, ka thënë se Kosova dhe Serbia, janë dy shtete të cilat janë rrugës për t’u bërë anëtare të BE-së.

Gjatë dëgjimit të konfirmimit që është duke ndodhur këtë të enjte në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Kos u pyet edhe për raportet Kosovë-Serbi, të cilat po bëjnë dialog për normalizimin e raporteve mes tyre tash e 12 vjet.

“Faleminderit që i përmende dy shtete të cilat janë rrugës për në BE”, tha Kos, në përgjigjen dhënë për këtë temë ndaj një pyetjeje që iu parashtrua.

Kurse sa për procesin e dialogut, ajo tha se do të punojë me shefen e re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, sepse këto bisedime sipas Kos, janë në dorën e Kallasit.

Kos shtoi se ka një ujdi për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se sipas ashtu siç e thotë Raporti i Progresit, që të dyja vendet pa pyetje shtesë duhet të zbatojnë ujdinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit