Historia e lashtë egjiptiane ka qenë prej kohësh intriguese për shumë prej nesh.
E sidomos kur përmendet ky vend me këtë kulturë të pasur, nuk ka se si të mos përmenden piramidat.
Një influencer i udhëtimeve, Sam Mayfair i çoi ndjekësit në një udhëtim mbrapa në kohë, duke dokumentuar aventurën e tij llahtarshme në Piramidën e Kuqe.
Kjo mendohet të jetë piramida e tretë më e madhe në Egjipt, sipas të dhënave.
“Më lejoni t’ju shpie në një turne të piramidës së kuqe dhe t’ju tregoj disa nga tiparet e pazakonte”, tha influenceri ndjekësve të tij në TikTok.
“Piramida e Kuqe është një piramidë shumë interesante, sepse në fakt daton para piramidave të Gizës dhe përmban dy paradhoma dhe një dhomë kryesore”, shpjegoi ai.
Pavarësisht gjatësisë, hyrja e Piramidës së Kuqe nuk është aq e gjerë.
Derisa hynte brenda, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të futej përmes një tuneli të ngushtë, as një metër i gjatë dhe vetëm 1.2 metra i gjerë.
Përmes videos mund të shohim korridore të errëta e të mistershme.