spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Konjufca takon De Riun, flasin për zgjedhjet e fundit dhe qeverinë e re pas tyre

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riun.

Gjatë takimit bëhet e ditur se u diskutuan çështje dhe zhvillime të aktualitetit në vend e më gjerë si dhe aspekte të ndryshme të sigurisë.

“Në veçanti, u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare në Republikën e Kosovës, e në të njëjtën kohë në lidhje me legjislativin dhe ekzekutivin e ri që priten të formohen pas këtyre zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Kreu i kuvendit e ka falënderuar De Riun për vizitën e tij, teksa u shpreh i bindur se raportet e mira mes të dyja vendeve do të thellohen gjithnjë e më shumë, në fushat e interesit të përbashkët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit