Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është i dyti më i votuari nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por, krahasuar me vitin 2021, ai ka pësuar rënie të numrit të votave, duke marrë rreth 30 mijë vota më pak.
Konjufca në zgjedhjet e vitit 2021 kishte marrë 200 mijë e 646 vota, ndërsa më 9 shkurt 2025 ka marrë 170 mijë e 895 vota.

