spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Konjufca: Haxhi Thaçi ka qenë patriot i madh, e ka frymëzuar me patriotizëm edhe ish-presidentin Thaçi

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, për vdekjen e Haxhi Thaçit, raporton GazetaKosova.net

Pas vizitës, Konjufca ka dhënë edhe një deklaratë para mediave, ku ka thënë se Haxhi Thaçi ka qenë një patriot i madh i Kosovës, i cili e ka frymëzuar edhe ish-presidentin Thaçi.

“Bacin Haxhi të gjithë e kemi njohur si një patriot të madh dhe një plak të urtë, i cili e ka frymëzuar shumë thellë me patriotizëm edhe familjen e vetë, edhe farefisin dhe gjithë këtë pjesë të Drenicës. Mbi të gjitha e ka frymëzuar me patriotizëm djalin e tij Hashim Thaçin që ishte president i Kosovës, dhe bartës i shumë proceseve në të cilat kemi kaluar.

Edhe gjatë viteve 90 prej lëvizjes studentore, e deri te në krye të UÇK-së. Bashkë me bashkëveprimtarët e tij, të cilët po e mbrojnë kauzën në Hagë, me bacin Jakup, me Rexhep Selimin, me Kadri Veselin, kanë qenë në krye të UÇK-së, falë të cilës erdhi liria. Kjo nuk do të ndodhte pa inspirimin e frymëzimin që e kemi prej prindërve tanë, ashtu siç Thaçi e ka pasur prej bacit Haxhi”, ka potencuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit