Wednesday, July 23, 2025
spot_img

Konjufca e ka telefonuar Gani Gecin për votën e vajzës së tij, reagon Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas deklaratave të Gani Gecit, i cili njoftoi se kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca, e ka telefonuar për t’ia kërkuar votën e vazjës së tij, Marigona Gecit – deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Pacolli e quajti legjitime dhe të pranueshme kërkesën që deputetëve të opozitës t’u kërkohet mbështetje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se kjo është një praktikë normale në demokraci.

“Është krejtësisht legjitime dhe e pranueshme që deputetëve të opozitës t’u kërkohet, edhe në mënyrë individuale, të mbështesin zgjedhjen e Kryeparlamentarit. E rëndësishme është se, ndryshe nga e kaluara, sot nuk përdoren më terminale apo burime shtetërore për të siguruar vota,” shkroi Pacolli.

Ajo u shpreh e zhgënjyer nga disa analistë, të cilët sipas saj nuk udhëhiqen nga analiza e paanshme, por nga interesa financiare.

“Kjo përfaqëson një praktikë të shëndetshme demokratike, por fatkeqësisht nuk vlerësohet si e tillë nga disa ‘analistë’, të cilët nuk udhëhiqen nga parimet e analizës së paanshme, por nga interesat e atyre që i shpërblejnë me përfitime të mëdha financiare,” shtoi deputetja e VV-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit