spot_img
Friday, March 7, 2025
spot_img

Kongresmeni Torres kërkon shkarkimin e zv/sekretares së shtypit të Pentagonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”

Kongresmeni Ritchie Torres i ka dërguar një letër Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke kërkuar shkarkimin e Kingsley Wilson nga pozita e Zëvendës Sekretares së Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Wilson, në fund të vitit 2023,  kishte shkruar në rrjetin social ‘X’, “Make Kosovo Serbia again” apo në shqip ” Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”.

Ai e ka quajtur emërimin e Wilson si një ofendim për  integritetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe ka kërkuar shkarkimin e saj të menjëhershëm.

Torres në letër e ka përmendur rastin kur Wilson kishte shkruar kundër Kosovës. Sipas tij, ajo ka bërë një sulm direkt ndaj Kosovës, aleatit më pro amerikan në Evropë.

Torres e kritikoi emërimin e Wilson, duke e cilësuar atë si një shkelje të integritetit të Departamentit të Mbrojtjes për shkak të retorikës antisemitiste dhe qëndrimeve të saj pro-Kremlinit, të cilat ai i konsideron të papërshtatshme për një pozicion të tillë.

https://drive.google.com/file/d/1P49txbpd2kmZyTNRXEB0zWeBBFdi4EBh/preview

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit