spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Konflikti i dy familjeve: Ndaj djalit të Sekiraqës javën e kaluar u ngrit aktakuza për plagosjen e Pajtim Gashit

Familjet Sekiraqa dhe Gashi (Capat), të njohura edhe si grupe që janë në konflikt qe një kohë vazhduan ‘betejën’ të dielën mbrëma e që përfundoi tragjikisht. Nga konflikti me armë mes tyre si në filma, në lagjen Aktash në Prishtinë, pas shkrepjes së rreth 100 plumbave, një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën. Incidenti i 1 shtatorit dyshohet se është vazhdim i rastit të plagosjes që u regjistrua në muajin mars.

Vrasja dhe plagosja në lagjen Aktash ndodhën fiks pas gjashtë muajsh nga plagosja e Pajtim Gashit, djalit tjetër të Capave, ku i dyshuar është djali i Salih Sekiraqës, Shkumbimi.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë, javën e kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbim Sekiraqës.

Në aktakuzë thuhet se Sekiraqa më 4 mars në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta Pajtim Gashin, pas bisedës me një person tjetër, i drejtohet atij me fjalët “shoq a po m’njeh mu” dhe më pas e sulmojnë.

Më pas, sipas Prokurorisë, Sekiraqa e ka nxjerrë armën e zjarrit, e ka qëlluar Pajtim Gashin dhe e ka goditur në kokë me armë, duke i shkaktuar plagë në këmbë dhe lëndime në kokë.

Sekiraqa ngarkohet me veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Krejt çka dihet për rastin që përfundoi tragjikisht mbrëmë

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që mbeti i vrarë, është Premtim Gashi. Konfirmimi i identitetit nuk është bërë mbrëmë menjëherë në vendin e ngjarjes për shkak se i vrari nuk kishte dokumente identifikuese me vete.

Trupi i të vrarit mbeti mbi një kallashnikov, të cilin dyshohet se e posedonte viktima, i cili nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.

Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u lënduan edhe Korab Gashi, Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit