Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nga sot të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, nga të gjitha qytetet do të pajisen me biletën treditore për transportin urban në kryeqytet, pa ndonjë pagesë shtesë.
Ai shtoi se kjo po ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban dhe po përfitojnë të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
Të gjithë udhëtarët që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në “Stacionin e Autobusëve” në Prishtinë, njoftohen se, në biletën e tyre ndërurbane do të inkorporohet falas bileta gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet!
Ky vendim ndodh për herë të parë në historinë e transportit urban në Kryeqytet dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike. Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025.
Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri.
Bashkë, po ndërtojmë një Kryeqytet më funksional dhe më të sigurt për të gjithë!