spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Kompania “RAD” e afërt me të akuzuarin Radoiqiq, me fonde të Serbisë tenton të bëjë biznes në Zveçan

Në listë të zezë nga SHBA-të por ata biznesin nuk e ndalën në Zveçan. Kompania “RAD” me seli në Zvecan, në pronësi të Radulle Steviq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara si person i afërt me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojiciqin, të sanksionuar gjithashtu nga SHBA-të, përmes fondeve të Serbisë kanë filluar disa punime në një kompleks banesorë në komunën e Zvecanit. Pas hulumtimit të televizionit për rastin, komuna është vënë në aksion.

Në vitin 2021 thesari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vuri në listën e kompanive të sanksionuara.

Dyshimet ishin, shpërlaje parash, financim i grupeve kriminale dhe dhënje të ryshfetit.

Kështu kompania “RAD” D.O.O me seli në komunën e Zveçanit, nën pronësi të Radulle Steviqin, i sanksionuar nga ShBA-të bashkë me Zvonko Veselinoviqin dhe Millan Radojçiqin, iu ndërpre kontrata edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vitin 2021-2022 pasi futjes në listën e zezë të SHBA-së.

Por ata biznesin nuk e ndalën.

Ditë më parë, televizioni ka mësuar se kjo kompani përmes fondeve të Serbisë dhe disa punëtorëve në veri, nisën punimet në një kompleks banesorë në ristrukturimin e një çatie.

Televizioni ka siguruar fotografi ku shihen punimet duke u kryer, e komuna e Zveçanit nuk ishte në dijeni se kompania e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara po vepronte ende.

Pas interesimit të televizionit, kryetari i komunës Ilir Peci ka ndërmarrë veprime.

Të mërkurën, drejtoria e Inspektoratit bashkë me Policinë e Kosovës ishin në vendin e ngjarjes.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, thotë për Tëvë1 se punimet e kësaj kompanie tashmë janë ndërprerë.

“Dje kemi dëgjua menjëherë e kemi dërguar drejtorinë e Inspektoratit aty e kanë vërejtur një ndryshim në çati do të thotë, një ndryshim shumë i vogël jo diçka jashtë mase jo naj ndërtim të ri. Sa i përket lejes ata nuk kanë nevojë me kërkua leje sepse vetëm një çati është duke u punuar për momentin janë ndërpre. Inspektorët kanë kërkuar që të kërkohet leje nga komuna. Deri më tani nuk kanë ardhur. Kanë qenë edhe Policia aty me inspektorët, përfundimisht inspektorët i kanë thënë me kërkua leje nga komuna. Në bazë të inspektoratit”, tha Peci.

E krejt kjo erdhi pas interesimit të televizionit.

“Deri sa kam biseduar me juve nuk ka pas informacion, në momentin që kemi biseduar me ty, menjëherë i kam njoftuar policinë, inspektorët dje kanë dalë në mengjës në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Televizioni ka mësuar gjithashtu se Radulle Steviq, këtë kompani tashmë e ka kthyer në emër të dy personave të afërt tij nga radhët e komunitetit serb me banim në veri të Mitrovicës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit