Thursday, July 17, 2025
spot_img

KOMBINATORIKA E ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

Shkruan: Adil Mustafa

Fushata e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri po shkon drejt finishit. Në garë për të marrë pushtetin post zgjedhor janë dy partitë trandicionale, PS e kryesuar nga kryeministri aktual Edi Rama, PD e drejtuar nga Sali Berisha.


Në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme, në këtë gare elektorale janë dhe disa parti të reja, të cilat referuar sondazheve mund të kenë dhe këta përfaqësuesit e tyre në parlamentin e ardhëshëm.


Thënë telegrafikisht kjo është pasqyra e sipërfaqshme e kësaj fushate politike në Shqipëri. Analizuar nga disa këndvështrime do të shohim se kjo fushata nuk ka asnjë risi në kuptimin e performimit me platformë, program, vizion, apo alternativa.


Duket haptazi se dy partitë kryesore, kanë bërë një pakt në heshtje sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve. Sic duket edhe këtë radhë do të fitojë Rama, ndërsa Berisha mendon më shumë për të përmisuar imazhin e tij në raport me ndërkombëtarët dhe të forcojë themelet e PD-së me besnikët e tij.


Për ta shpjeguar me detaje i bie që Kryeministri aktual Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, mendon qartazi dhe shpreson shumë që të qeverisë ai edhe katër vitet e ardhëshme. Me një avantazh të thellë sipas sondazheve, me një opozitë që nuk ka krijuar frymë në elektorat dhe me partitë e reja që nuk po ngjizin ne opinionin publik për të qenë pol i tretë, PS-ja e ka marrë lehtë këtë fushatë zgjedhore.


Një fushatë pa substancë, por me kryefjalë simbolikat, Edi Rama kërkon mandatin e katër që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë.


Ndërsa, Sali Berisha po drejton në këtë fushatë së bashku me aleatët duke e pagëzuar kualicioni madhështor, që mbetet në kuadër të fortifikimit të militantizmit partiak dhe forcimit të unitetit brenda rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij.
I ndodhur në pozita jo lakmuese për shkak të non-gradas nga SHBA-në, e copëtuar si PD-në në disa partitë të vogla, sic është Alibeaj, Basha, apo me Shenaj,duke mos krijuar alternativë dhe duke patur në lista të sigurta, kryetar partish pa elektorat, sic është Mediun, Dulen, Idrizin etj, duke rikrijuar aleancë më partinë thuajse inegziztente te Metës, pothuajse e ka të pamundur që ai të ngjall shpresë për rikthim në pushtet.


Në këtë aspekt edhe partitë e reja nuk po arrijnë të jenë garantë për të thyer hegjemoninë e dy partive tradicionale.


Partia e Lapaj, apo e Agron Shenajt perfshirë dhe levizjen e z. Qorri megjithëse kanë tregues pozitiv në këtë fushatë, gjithsesi nuk po arrijnë ta dominojnë atë.
Kjo vjen edhe për shkak se këta nuk arritën në unifikohen dhe të dalin bashkërisht në këtë garë parlamentare.


Referuar ekspertëve të fushatave është shumë e vështirë për ta dominuar pushtetin e Ramës nëse nuk krijohet fryme dhe shpresë, nëse nuk ka kauzë e nëse ofertat e partive të tjera të jenë asisoj që ta bindin elektoratin.


Sic thëmë më lart në këtë fushatë mungon thellësisht ana përbajtësorë, fatkeqësisht fokusi është forma sesi e paraqesin kundërshtarin politik.


Me bufa e minj, me karikatura e me kukulla teatrore, me forma dialektorë hidh e prit batuta po soset kjo fushatë zgjedhore.


Në fakt është për të ardhur keq sesi është kantandisur kjo fushatë elektorale dhe sesi me aq lehtësi e ka marrë lidershipi politik.


Megjithatë në gjithë këtë zymtësi, e gallatë zgjedhore, në këtë ambjent ku mungon serioziteti politik, mungon platforma dhe program e kemi një risi.


Risia e këtyre zgjedhjeve do të jetë SPAK. Është hera e parë të historinë e pluralizmit politik ku ligji ngjall frikë tek ata që e kanë shkelur dhe kanë dëshirë ta bëjnë edhe këtë radhë.


Nuk mund të ketë më të fortë lagjesh e zonash, personazhe të lidhur më krimin, apo para të derdhura lumë për të blerë vota, as kërcënime e shantazhe.
SPAK e ka mprehur mirë “shpatën” e drejtësisë. Askush mbi ligjin qoftë ai kryeministër, ish kryeministër, president, apo ish, kryetar bashkie e ministër.
Kjo është e vërtetuar, shihni kush qëndron pas hekurave e do të shikoni sesi të gjitha ata që do të përpiqen që të luajnë më vertiktin e sovranit. Tash ka perenduar koha që politika vetë vendostë e vetë vuloste.


Në vend të konkluzioneve: PS-ja ka shumë shance të jetë fituese që pika fundore e con në ruajtjen e mandateve të zgjedhjeve të mëparshme.
Edi Rama me flamurin e BE-së po rend drejt mandatit të katër ku sipas sondazheve nuk do të ketë nevojë për kombinatorika aleancash.


Sali Berisha, kërkon të marrë aq mandate sa të krijojë idenë se PD-ja është një opozitë e fuqishme e nga ana tjetër po përpiqet të ngjall besim në elektorat se administrata e re e SHBA-së do të jetë pozitive ndaj tij.
Nga ana e tyre partitë e reja nuk mund të arrijnë më shumë sesa një grup parlamentar të marra së bashku.
Pra, sipas parashikimeve nuk do të ketë rrotacion pushteti, por zgjatim të pushtetit të Edi Ramës i cili si synim final të karrierës së tij politike ka: Shqipëria në familjen e madhe evropiane para vitit 2030.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit