Komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjeneral Christopher Donahue, e ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, derisa atë e priti komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.
Gjatë vizitës, gjenerallejtënant Jashari e njoftoi gjeneralin Donahue për të arrituar e FSK-së deri më sot, pastaj situatën aktuale në Kosovë dhe për planifikimet për të ardhmen.
Tjeter, u diskutua edhe në përgjithësi për sfidat globale të sigurisë dhe në veçanti mbi sfidat rajonale.
Lëvdata nuk i munguan gjenerallejtënant, Bashkim Jashari nga komandanti i ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, për lidershipin e treguar gjatë proceseve dhe sfidave të ndryshme në të cilat ka kaluar Kosova, dhe në veçant Forca e Sigurisë së Kosovës.

