spot_img
Thursday, February 27, 2025
spot_img

Komandant Tara në Hagë: Pyetjeve të mbrojtjes ju përgjigjem, prokurorisë jo

Ismet Tara, ish-komandant i zonës së Rahovecit dhe i njohur me nofkën “Komandant Hoxha”, ka vazhduar sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Para se të fillonin pyetjet, mbrojtësi i Tarës kërkoi që ai të ketë mundësinë të flasë për 10 minuta dhe të sqarojë disa detaje të mbi dokumentin, ku pretendon se u cilësuar tradhtar.

Mirëpo, kërkesa e mbrojtjes për këtë kohë u refuzua dhe procesi vazhdoi me pyetjet e mbrojtjes të ish-krerëve të UÇK-së.

Komandant Tara ka thënë se do t’i përgjigjet vetëm avokatëve të ish-krerëve dhe jo prokurorisë.

Ani pse ju bë me dije se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.

“Nuk kam përgjigjur për shkak të dyshimit tim lidhur me një dokument që ka të bëjë me intervistat e mia gjatë vitit 2019 dhe intervistat që kam dhënë për 32. Ky dokument kurrë nuk është paraqitur deri tani dhe është paraqitur për herë të parë tani, gjatë përgatitjes me prokurores time dhe stafin e saj. Ky dokument është shumë shqetësues për mua. Megjithatë, e njoftoj gjykatën se, edhe pse nuk më lejuat mundësinë të shpreh shqetësimin tim para palës mbrojtëse, unë do t’u përgjigjem pyetjeve të tyre, të gjithëve”, tha Tara kur u pyet nga avokati i Veselit, Rodney Dixon se a do t’ju përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes.

“Po përgjigjem pyetjeve të mbrojtjes, por jo pyetjeve të prokurorisë time, e cila ka fshehur dokumentin tim”, u shpreh ai përcjell Insajderi.

Pas kësaj, Gjykatësi Çarls Smith i tërhoqi vërejtjen, duke i thënë se është i detyruar t’i përgjigjet edhe prokurorisë.

Pala mbrojtëse e tij ka kërkuar kohë që t’ia sqarojë atij procedurat.

Si rrjedhojë seanca me urdhër të Smith shkoi në pauzë për 10 minuta.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit