spot_img
spot_img
Wednesday, January 22, 2025
spot_img
spot_img

Koci tregon se çfarë i ndodhi kur shkoi në stacionin policor të Lloznicës: Më rrethuan mbi 20 policë

Avokati Arianit Koci sonte në “Rubikon” në Klan Kosova ka treguar se çfarë i ka ndodhur kur ka shkuar në stacionin policor të Lloznicës.

Ai u shpreh se u kishte treguar që është përfaqësuesi i familjes së Faton Hajrizit dhe se ata ishin shprehur të habitur.

Koci madje tregoi se e kishin futur në një zyrë dhe e kishin rrethuar më shumë se 20 policë, përcjell Klankosova.tv.

“Kur hyjmë brenda ma tregoi atë kutinë ku është, e hapi, unë pash diçka, por a është direkt e Fatonit apo jo. E hapi atë derën e frigoriferit, brenda ishte një kufomë, por nuk ma tregoi. Më tha nuk kam të drejtë të të tregoi asgjë, shko në stacion të policisë”.

spot_img

“Prej aty, shkova drejt në stacion. Kur arrita në stacion, unë u lajmërova në sportel, ai stacioni i policisë në Lloznicë ishte stacion për shumë shërbime. Unë shkova në sportel, u thash se jam përfaqësuesi i familjes së të ndjerit, Faton Hajrizi, ai i hapi sytë, nuk mund t’u besonte syve të vet, i nxora dokumentet dhe autorizimin e noterizuar”.

“Përnjëherë kanë dalur ndoshta më shumë se 20 policë më kanë futuar në një zyrë, më rrethuan, prej tyre 3 ose 4 civilë. Njëri si me kërcënim më tha, “shumë trim po bëhesh ti”, u shpreh ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit