Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër për arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiu.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe asnjë reagim.
Postimi:
Radoiçiqi dhe terroristët tjerë që sulmuan në fshatin Banjska dhe vranë policin Afrim Bunjaku – të lirë në Serbi.
Policët që e ndalën sulmin – në kërkim!
Në vend që Serbia t’i arrestojë organizatorët e sulmit, po i përndjek policët dhe ish-policët e Kosovës.
Po i godet njerëzit që e kanë ruajtur rendin juridik të Kosovës, dhe kanë shpëtuar jetë – të shqiptarëve dhe serbëve, nga aktivitetet terroriste.
Siç po shihet, Serbia nuk po kërkon drejtësi.
Po bën hakmarrje politike.
Dhe këtë po e bën haptazi.
Rasti i fundit – ndalimi i qytetarit, ish-policit Arbnor Spahiu – nuk ka të bëjë fare me ndonjë procedurë ligjore.
Është një kidnapim politik, i kryer nga një shtet që po sillet si armik.
Nuk ka asnjë provë.
Asnjë bazë ligjore.
Ka vetëm një mesazh që po tentohet të dërgohet me forcë:
“Kush e mbron Kosovën – do të ndëshkohet.”
Dhe si përgjigjet Kosova përballë kësaj?
Me një deklaratë të vetme:
“Shmangni kalimin nëpër Serbi.”
Kaq.
Asnjë masë konkrete.
Asnjë reagim serioz.
Asnjë sinjal që shteti i del në mbrojtje qytetarit të vet.
Kjo nuk është mbrojtje.
Nuk është diplomaci.
Është nënshtrim institucional.
Kur një shtet ndalon qytetarët e tu pa bazë ligjore, e godet shtetësinë – bashkëpunimi ndalet.
Pikë.
Prandaj, duhet shqyrtuar pezullimi i menjëhershëm i:
– Linjave tokësore
– Komunikimit diplomatik
– Marrëveshjeve teknike
Sepse nuk ka fqinjësi normale, kur policët që mbrojtën rendin – përndiqen, dhe terroristët – janë të lirë.
Kur persekutohen shtetasit kosovarë.
P.S.
Me logjikën që po ndjek Serbia – i fundit që duhet të përfundojë në burg është polici apo ish-polici.
Sepse ai ka vepruar me urdhër të shtetit të Kosovës, dhe në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.