Monday, October 14, 2024
spot_img

Klinaku për vendimin e Qeverisë: Veteranëve të luftës pensioni do duhej të iu bëhej 350 euro, e jo 204 euro

Faton Klinaku nga OVL- UÇK ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë për rritjen e pensioneve dhe për kategorinë e luftës është vendim popullist që bëhet zakonisht në prag të fushatës zgjedhore.

Klinaku u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur nevojë me arsyetime për të njoftuar rritjen 20% të pensioneve qoftë për viktima, familjeve të dëshmorëve apo edhe të zhdukurve.

“Vendim populist i cili bëhet në prag të fushatës elektorale. Arsyetimet që i japin për shembull për dëshmorët, ata janë të përcaktuar nga ligjet.  Nuk ka pasur nevojë të tregojë opinionit për ndarjen e kategorive të luftës. Ka pasur nevojë vetëm me thanë këta i rris pensionet për viktimat, dëshmorëve ose të zhdukërve për 20%. Nuk ka nevojë të manipulojë opinionin se po e bën ndryshe nga të tjetër. Natyrisht po mashtron”, vijoi Klinaku.

“Nuk ka nevojë për shifra të tilla. Sepse nuk ka shumë familje, janë mbi 50-60 familje të tilla.  Kemi familje të dëshmorëve kur nuk ka as fëmijë e as familje. Dhe nuk i gëzojnë këto të drejta”, vijoi Klinaku.

“Veteranëve të luftës do duhej të iu bëhej 350 euro e jo 204 euro”, tha ai.

Klinaku vijoi se nuk duhet të mashtrohen as edhe pensionistën me rritjen nga 20 euro, shkaku që inflacioni ka shënuar rritje dhe ka pasur edhe rritje çmimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit