spot_img
spot_img
Thursday, January 16, 2025
spot_img
spot_img

Klina një tërmet politik, 9 shkurti momenti i një fillimi të ri për Kosovën

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur tërmet politik tubimin e së mërkurës në Klinë.

Abdixhiku ka thënë se në Klinë kanë ndjerë fuqinë e një një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim.

Sipas tij tubimi atje i ka mbushur me me besimin se 9 shkurti është momenti i një fillimi të ri për Kosovën.

spot_img

“KLINË, NJË TËRMET POLITIK. Kështu na pritën sonte në Klinë! Ishte zjarrtë, ishte festë. Kjo fushatë është shndërruar tashmë në festë – festë të ringritjes së LDK-së drejt ndryshimit të madh. Populli po flet. Mall i madh për këtë bashkim tonin të djathtë. Sonte, në Klinën e traditës dhe krenarisë kombëtare, ndjemë fuqinë e një populli që është ngritur në këmbë për ndryshim! Sonte këtu, ku gjurmët e lashtësisë dardane ndërthuren me energjinë e njerëzve të ndershëm e punëtorë, Klina dëshmoi se është gati të prijë në kryengritjen e madhe të djathtë! Në një tubim plot emocion dhe përkushtim, qytetarët e Klinës na kujtuan se kur një popull bashkohet, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Fryma e sotme, si një dritare që hapet drejt një dite të re, na mbush me besimin se 9 shkurti nuk është thjesht një datë – është momenti i një fillimi të ri për Republikën tonë. Ne nuk jemi këtu për të ndarë e përçarë, për të nxitur mllefe e urrejtje. Jemi këtu për të bashkuar, për të ofruar vizion dhe shpresë, për të ndërtuar një Kosovë të fortë, të drejtë dhe të barabartë.9 shkurti po afrohet, ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit