Nuk kanë të mbaruar tmerret në Silabel Clinic, klinika e trajtimeve estetike të Xhensila Myrtezajt. Një tjetër kliente është ankuar nga ajo që e quan ‘klinikë me ambiente të bukura’ dhe me staf të pa trajnuar.
Vajza në fjalë, ka bërë një story shumë sqarues në profilin e saj të Instagramit, duke shkruar se ka vajtur për të bërë një trajtim estetik jo-invaziv, pra ku rrisku është shumë i ulët, por për faj të stafit të patrajnuar, ka përfunduar me çarje dhe shenja të dukshme në fytyrë.
Ç’është më e keqja, ajo që presupozohet të jetë doktoresha (sepse edhe për këtë kemi dyshime tani), në vend që të merrte përgjegjësi e madje të gjente edhe zgjidhje ka dhënë një përgjigje që të ‘vësh duart në kokë’: “E zëmë se kemi bërë gabim, u lumturove që e pranuam?” E gjendur pa rrugëzgjidhje, vajza ka raportuar gjendjen në rrjetet e saj sociale:
“Kjo është shumë e vshtirë për mua për ta ndarë. Përpara disa ditësh shkova për një trajtim fytyre që mendohej të ishte jo-invaziv dhe përfundova me të çjera në fytyrë. Ishte e gjitha për shkak të mungesës së trajnimit dhe pakujdesisë nga doktoresha e klinikës, e cila dhe pasi e pa që procedura më kishte dëmtuar fytyrën, vendosi të gënjente se kjo gjë është normale (NUK ËSHTË dhe kjo vërtetohet shumë kollaj tek <ebsite zyrtar i pajisjes që përdorin). Një nga përgjigjet e doktoreshës ishte “e zëmë se kemi bërë gabim, u lumturove ti se e pranuam?”
Më ka dhënë aq shumë ankth kjo situatë dhe do doja të sugjeroja publikisht silabel clinic dhe xhensila myrtezaj, që përveçse të investojnë në dhoma të bukura, të trajnojnë edhe stafin e tyre që të mos dalim të traumatizuara dhe shpërfytyruara prej tyre.
Ky nuk është rasti i vetëm që klientet dalin të terrorizuara nga klinika e këngëtares. Më herët një tjetër vajzë ishte e shqetësuar, pasi lazeri që kishte bërë në Silabel Clinic i kishte shkaktuar djegie të shkallës së tretë.
Duke qenë se të shkosh tek Xhensila Myrtezaj, në ‘vend të vesh vetull, nxjerr sy’, a do merret dikush seriozisht me këtë ‘klinikë tmerri’?
