Argatët e Serbisë shfaqen edhe në Berane!
Kuzhina e Beogradit ka organizuar turpin e radhës, kësaj radhe në hendboll dhe në Berane!
Kuzhina e Beogradit, krenarinë e vetme serbët e kanë provokimin dhe turpin.
Ata nuk mund të jetojnë pa turp!
Kjo që ndodhi ndaj Kosovës në Berane, hidhëroi malazezët dhe e ka quajtur të turpshëm!
““Ndeshja është ndërprerë tri herë dhe nga tribuna e Qendrës Sportive në Berane është bërë tifo për Serbinë, Kosovën dhe Drazha Mihailloviqin”, raporton “RTV Cetinje” për turpin e madh.
Ky është skandalii i madh.
Nuk ishte parë asnjëherë!
Malazezët janë të hidhëruar me atë që bënë në Berane dhe kanë reaguar.
Deri me tash këso raste nuk ka pasur në Mal të Zi dhe të turpshme ndaj Republikës së Kosovës.
Brohoritje të turpshme e masivisht nga tifozët nuk ka pasur deri më tani në Mal të Zi.
Këtë fundjavë u luajt derbi i madh në Berane, ku tifozeria “Street Boys”, e cila festoi 30 vjetorin e themelimit, bëri tifo për skuadrën e saj kundër kampionit të shumëfishtë shtetëror Llovçeni nga Cetinja
Tifozët e ndërprenë ndeshjen disa herë, ku u përdorën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike, për të cilat klubi do të paguajë këtë dënim. Sipas Federatës së Hendbollit të Malit të Zi. organizimi ishte i dobët i ndeshjes.
Në sallën e mbushur plot u dëgjuan thirrjet të turpshme “Kosovë është Serbi”.
Federata e Hendbollit të Malit të Zi i drejtohet publikut lidhur me ngjarjet e ndeshjes së xhiros së shtatë të Ligës së Parë të Malit të Zi (meshkujt) SBbet ndërmjet Berane 1949 dhe Lllovçenit.
“Federata dënon ashpër thirrjet dhe mesazhet e papranueshme, shoviniste nga tribunat drejtuar ekipit udhëtues, të cilat janë absolutisht të papërshtatshme jo vetëm në sport, por edhe në shoqëri në tërësi.
Mezi presim që salla të jetë mbushur me kapacitete dhe të ketë një atmosferë të drejtë dhe sportive në fushë mes lojtarëve të të dyja skuadrave dhe zyrtarëve.
Megjithatë, sjellja e tifozëve prishi përshtypjen e përgjithshme të derbit dhe zvogëloi rëndësinë e hendbollit cilësor të shfaqur në fushë. Ju lutemi vini re se klubet e hendbollit Berane 1949 dhe Llovçeni njihen për marrëdhëniet e tyre të shkëlqyeshme të ndërsjella prej dekadash. Incidente të tilla si hedhja e sendeve në fushë, tentativat për të hyrë në fushë nga disa tifozë, si dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në sallë nuk mund të tolerohen.
Të tilla lëshime në organizim kërkojnë dënim për organizatorin e ndeshjes, për të cilën autoritetet e Federatës do të marrin vendim në ditët në vijim, në përputhje me dispozitat e Propozicioneve të Garave dhe Rregulloreve për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale.
Federata e Hendbollit të Malit të Zi do të vazhdojë të investojë përpjekjet në forcimin e lojës së ndershme, sportit dhe sigurisë në ndeshje dhe i bëjmë thirrje të gjitha klubeve dhe tifozëve që me sjelljen e tyre të kontribuojnë në përmirësimin e hendbollit dhe sportit në përgjithësi”, ka reahuar Federata e Hendbollit të Malit të Zi.
Ovako su se igrači Lovćena proveli u #Berane
— CGsport.me (@cgsportme) November 25, 2024
“U finišu utakmice Beranci su rukometaše cetinjskog tima gađali predmetima među kojima su bile i staklene flaše, a pojedinci su pokušali i da uđu na teren i fizički se obračunaju sa igračima crnogorskog šampiona”.
“Utakmica je tri… pic.twitter.com/th8GHTqIc9