Tuesday, April 1, 2025
spot_img

“Kjo fe nuk e pranon muzikën”, Fero u rikthye, por dikur kritikonte Gold AG

Reperi i njohur Fero, i cili më herët ishte shprehur i vendosur për t’u tërhequr nga muzika, ka surprizuar ndjekësit e tij me një rikthim të papritur në skenën muzikore.

Përkundër deklaratave të mëparshme, ku kishte theksuar se po largohej nga muzika për arsye fetare, Fero ka publikuar pjesë nga projekti i tij më i ri, duke shkaktuar reagime të shumta në publik.

Në tekstet e publikuara të këngës, vihet re se mesazhi i tij është drejtuar ish-partneres, Arbenita Ismajli, si dhe procesit gjyqësor për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Vargu që ka ngjallur më shumë reagime është: “S’e kam pa çikën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes.”

Ky varg është interpretuar si një referencë ndaj motrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është avokatja e Arbenitës në procesin për kujdestarinë e vajzës së tyre.

Fero kishte deklaruar më parë se ishte larguar nga muzika për shkak të bindjeve fetare, duke theksuar se “Në Islam hyhet plotësisht dhe kjo fe nuk e pranon muzikën.” Ai madje kishte bërë thirrje edhe për kolegët e tij, si Gold AG, që të braktisnin muzikën dhe të ndiqnin të njëjtën rrugë.

Megjithatë, ky rikthim i papritur ka hapur debat mes fansave dhe publikut, duke ngritur pyetjen: A do të vazhdojë ai këtë rrugëtim muzikor apo do të tërhiqet sërish?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit