Justin Bieber zgjodhi manikyrin që kishte pasur gruaja e tij Hailey Bieber gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë.
Ata u bënë prindër për herë të parë të premten, duke e bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.
Në foton ku njoftuan lindjen e djalit të tyre, shiheshin edhe thonjtë e Haileyt.

Dhe rezulton, se dizajni nudo ‘micro-french’ në thonjtë e saj në formë bajame u zgjodh nga burri i saj, sipas manikyristes së Haileyt, Zola Ganzorigt.
“Justin zgjodhi modelin e thonjve të Hailey-t së fundmi dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Ganzorigt për Vogue.
Ganzorigt është artistja prapa thonjve të famshëm të Haileyt.
Ajo gjithashtu ka kliente të tjera të famshme sikurse Kylie Jenner dhe Sydney Sweeney.