spot_img
Wednesday, February 26, 2025
spot_img

Kjo është gruaja që vdiq nga sulmi në zemër

Gruaja që vdiq në fshatin Obrançë të Podujevës është S.S. e moshës 76 vjeçare.

Kështu tha drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Podujevës, Adelina Stublla.

“S.S 1949 Obrançë rreth orës 14:15 dërgohet në urgjencë pa shenja jete. Sipas informacioneve të stafit shëndetësor e njëjta nuk ka pas askund gjurmë kafshimi apo lëndimi nga qentë por ka pësuar sulm nga frika e ndjekjes së tyre. E ndjera është reanimuar rreth 40 min, është intubuar por edhe përkundër rikthimit në jetë nuk i ka mbijetuar sulmit.”

Për rastin është deklaruar edhe shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.

Ai tha se e ndjera ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër si pasojë e frikës nga qentë që po e ndiqnin.

Beqiri shtoi se e kanë rianimuar të moshuarën mirëpo prapë pas gjysmë ore ka vdekur.

“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit