Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një person është plagosur.
Viktima që u plagos është një grua, e cila tashmë është transportuar në QKUK.
I dyshuari është Idriz Alija, ndërsa viktima që u qëllua është bashkëshortja e tij, Sherife Tahiri.
Rasti sipas informacioneve të para ka ndodhur te tregu në Bresje.