spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë – ra nga kati i 9-të i banesës

Gazeta ka raportuar më herët për një incident të rëndë që ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë dhe ka humbur jetën.

Gruaja që ka humbur jetën është Shehrije Mustafa, 46 vjeçare.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Duke shtuar se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit