Saturday, April 12, 2025
spot_img

Kjo është e kaluara e errët e dy biznesmenëve që po ndërtojnë objektin ku vdiq 40-vjeçari në Veternik

Dy punonjës i zuri dheu në lagjen Veternik të Prishtinës, ku njëri nga ta humbi jetën. Bëhej fjalë për 40 vjeçarin Fatlum Haradini.

“Sot rreth orës 13:00 është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha dje zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Në vendngjarje dolën edhe inspektorët e Inspektoratit të Punës, të cilët vendosen shirita, duke bllokuar përkohësisht vendpunishten.

Shiritat në këtë vendpunishte të objekteve banesore e biznesore që po i ndërton kompania “Alb Dizajn” Sh.P.K. nga Podujeva gjenden akoma të vendosur, por që përreth nuk shihet asnjë punëtorë apo përfaqësues i kompanisë “Alb Dizajn”.

Burimet bëjnë të ditur se i ndjeri Fatlum Haradini ishte punëtor i kompanisë “Izolimi Trade” Sh.P.K., e cila po kryente punime në objektet e “Alb Dizajn” Sh.P.K., ani pse moti ishte i keq.

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur dje, policia ka intervistuar përfaqësues të kompanisë “Alb Dizajn” në kuadër të hetimit që po e bën policia dhe Inspektorati i Punës për zbulimin e shkaku që dërgoj në zënien e dy punëtorëve nga dheu.

Kush është “Alb Dizajn” Sh.P.K?

Kjo kompani është e regjistruar në ARBK si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ku aksionarë me nga 25% janë: Idriz Ejupi, Halil Hasani, Fatmir Ejupi dhe Dardan Ejupi.

Idriz Ejupi është pronar edhe i kompanisë “Alb Petrol” Sh.P.K. Media pati raportuar për një grua e cila ishte nxjerrë nga banesa në këtë kompani, pavarësisht se e kishte blerë nga e njëjta.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Idriz Ejupit lakohet për të keq në media. Ai ishte arrestuar si i dyshuar se përgjatë viteve 2008-2009 bashkë me disa biznesmenë të tjerë kishin blerë përreth tre milionë litra naftë të KFOR-it, meqë pjesëtarë të misionit të NATO-s e shisnin ilegalisht.

Aksionarë tjetër i kompanisë “Alb Dizajn” Sh.P.K., është biznesmeni kontrovers nga Vushtrria, Halil Hasani, i cili po ashtu ishte arrestuar për kontrabandë, që asokohe lidhej kryesisht me pjesën veriore të Kosovës.

Mediat raportonin në vitin 2012 se EULEX-i, në mesin e gjashtë personave kishte arrestuar edhe Halil Hasanin në një operacionit në kuadër të hetimit në lidhje me krim të organizuar, kontrabandë me mallra, evazion tatimi, shmangie mashtruese të taksave importuese dhe pastrim parash.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit