Gjithçka është gati për ballafaqimin e nesërm (20.45) në stadiumin ‘Duboçica’ në Leskovc, mes Serbisë dhe Zvicrës, në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll.
Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, është pyetur edhe për Xherdan Shaqirin, që tani është pensionuar nga fanella e kombëtares së Zvicrës.
Shaqiri nuk luan, sa e rëndësishme është kjo?, pyet një gazetar serb.
“Shaqiri është një lojtar i madh, por çdo gjëje i vjen fundi.
Ai shënoi periudhën e karrierës së tij në një nivel të lartë dhe tani ajo ka përfunduar, dhe kemi edhe lojtarë që nuk do luajnë më për kombëtaren” -, tha mes të tjera Stojkoviq gjatë konferencës së sotme.