spot_img
Wednesday, October 30, 2024
spot_img

Kishte humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare gjen djalin në Greqi pas 20 vitesh

I njohur si Petros Koutsoukis, ai tërhoqi vëmendjen e medieve greke pasi deklaroi se kishte humbur kujtesën dhe nuk mbante mend kush ishte dhe nga vinte.

Shtetasi i quajtur Petrit në Këlcyrë, dhe që thotë se nuk mban mend asgjë, më në fund mund të ketë gjetur familjen e tij biologjike. Në fillim atë e kërkuan sikur të ishte shtetas grek, por më pas, disa dëshmitarë që kishin punuar me të, dhanë informacion se ai ishte shqiptar, i larguar në Greqi 20 vite më parë.

Sot në Athinë ka mbërritur një grua e moshuar shqiptare, që besohet të jetë nëna e tij. Ajo do të japë një kampion ADN-je te autoritetet greke për verifikuar nëse është vërtet djali i saj.

Në pamjet prekëse të publikuara nga mediat greke, dallohet gruaja shqiptare teksa puth dhe përqafon atë që thotë se është djali i saj, të cilin “e njohu menjëherë”. Sipas dëshmisë së tij, Petro vuan nga amnezia autobiografike dhe për këtë arsye nuk mban mend asgjë nga fëmijëria e tij, përveçse ka disa vezullime. Gruaja e cila ishte e shoqëruar nga djali tjetër, thotë se është 100% e sigurt se Petro është djali i saj.

Megjithatë, sado i prekur të ndihet, Petro ende… nuk mban mend asgjë, as fytyrat e nënës dhe vëllait të tij të mundshëm nuk i kujtojnë asgjë. Megjithatë, ai ka guximin t’i pranojë si të afërm, derisa të “flasë” gjenetika.

“Jam nënë e katër fëmijëve. Jetojmë në Këlcyrë të Shqipërisë. Në vitin 1990 Petriti u largua nga Shqipëria me të tjerë dhe erdhi në Greqi. Mbajtëm lidhje deri në vitin 1995 dhe më dërgonte letra, ku më thoshte se jeton dhe punon në Kalamatë të Mesinisë. Nga viti 1995 deri në vitin 2001 ka ndërprerë komunikimin, por kam dëgjuar për të nga një bashkëfshatar që jetonte në Ekali.

“Kur erdhi djali tjetër në Greqi, e thirri “Petrit” por ai u përgjigj se nuk është Petriti dhe se nuk na njeh. Pak ditë më parë e pamë në televizor duke kërkuar familjen e tij. E kuptova menjëherë se ishte djali im. Nuk kishte ndryshuar që atëherë. Unë kurrë nuk e kisha raportuar djalin tim të zhdukur”, tha ajo për autoritetet greke.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit