spot_img
Saturday, May 17, 2025
spot_img

Kimete Berisha: Te këmbët e Babës!

  1. Memli Krasniqi e jep Kuvendin e Kosovës për Albulena Haxhiun, aq shumë e urren, më shumë seç e do veten!
  • Pra, nuk është e vërtetë se Albin Kurti po e jep Kuvendin për Albulena Haxhiun!
  • Atij i takon ta kandidojë për kryetare kë t’ia dojë qejfi, dhe për strategji e ka zgjedhur bash atë grua që Memlin e bën nervoz!
  • Se, paska kujtuar Memli Krasniqi që ti tregojë Albin Kurtit e të marrë leje prej tij se kë duhet ta kandidojë që ia plotëson këtij qejfet!
  • Jo.

Se nëse Albin Kurti ta plotëson këtë dëshirë ty, del nga politika!

  • Se, nuk është aty për të t’i plotësuar dëshirat ty, por për të të bërë nervoz ty, siç po të bën.
  • Prandaj, ky është qëllimi i Albin Kurtit, që ti Memli Krasniqi të thuash që ‘nuk të pëlqen Albulena Haxhiu’ aq shpesh të thuash e ta përsëritësh sa të dukesh ‘psikopat’ paranojak,

siç po dukesh, që i zgedh gratë e Vetëvendosjes, sipas shijes personale, thuajse po lyp nuse…!

  • Pra, Memli Krasniqi sidomos (Se Bedri Hamza është person privat, i fshehtë, edhe e sheh edhe s’e sheh në të njëjtën kohë), po duket manjak.
  • Sepse kauza e tij është kauzë e manjakut: është kauzë e pamoralshme dhe e sëmurë.
  • Dhe pakëz qesharake.

A ka gjë më neveritëse se sa kur PDK që e quante Presidenten ‘notere e Albin Kurtit’, tash kërkon ndihmë nga Presidentja që ta luftojë Albin Kurtin.

  • Po, nuk ka se si të bën çare ajo…

Se nuk rritesh me një vendim të Presidentes!

  • As me përzgjedhjen e grave të huaja. Cilëndo grua të Vetëvendosjes ta zgjedhësh për ty ‘mirë’ s’është.
  • Duhet të dalësh në zgjedhje!
  • E unë jam e sigurt, një milion për qind, se Memli Krasniqi kurrë në jetë nuk e ka lexuar një libër, pas luftës hiç se hiç.

Sepse, është më i cekti dhe më i padituri në krejt skenën politike.

  • Është në vendnumëro, si uji që nuk ecë.
  1. Lumir Abdixhiku u bë Baba i Opozitës, çfarë thotë Lumiri bëjnë të gjjthë, edhe Lista Serbe!
  • PDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe shikohen në pasqyrën e LDK-së.
  • I ka idetë e mykura, por së paku veç Lumir Abdixhiku ka ide.
  • Ideja e tij kryesore është ta imitojë ish Albin Kurtin, taktikën e tij ‘të refuzosh çdo gjë’.

Sepse, mendon se Albin Kurti u krijua nga ‘refuzimi’.

  • Ama, LDK-së nuk i shkon refuzimi, por urtësia dhe durimi!
  • Prandaj, mezi s’po pres të ndodhin zgjedhjet, për të votuar kundër LDK-së, që më së shumti është duke shkaktuar neveri, me një politikë të tubuar rreth të pasurve: që këta i thonë oligarki.
  1. Ramush Haradinajn tash e kish rrokë gajla e kompanive të rrymës…

e kish marrë një detyrë të re, t’i përfaqësojë ‘milionerët strujagjinjë’, se s’kanë ata gojë ta përfaqësojnë veten.

  • Unë po ju them se krejt e kanë për pare dhe për pushtet, se nuk e paramendojnë veten edhe për katër vjet, të sillen kafe më kafe, se opozitë s’kanë bërë për asnjë ditë.
  1. Fatmir Limaj ka vazhduar të flas si hoxhë: ‘Bëni çfarë të them unë e mos bëni çfarë bëj unë’.
  • Domethënë aq politikan është Fatmir Limaj sa nuk e di se me një gjest të vogël e bën dallimin nga…Lista Serbe.
  1. Sot, për herë të parë në historinë e Republikës, Lista Serbe është plotësisht dakord me opozitën.
  • I bashkon urrejtja ndaj Albulena Haxhiut…Ku-ku…çfarë kauze e mahnitshme?!
  • E çfarë motivi ka Lista Serbe ta urrejë Albulena Haxhiun:

që ajo s’e ka votuar Gjykatën Speciale,

apo,

që ajo ka qenë kundër Asociacionit së tyre!

  1. I djallëzuar apo jo, Albin Kurti ua ka marrë të gjitha argumentet..

prandaj sot dukeni në një foto të përbashkët, të gjithë të njëjtë, të mjerë, një grumbull meshkujsh që e urrejnë një grua mesatare, që s’është as e sherrit e as e hairit.

  • Dukeni keq pra, bash ashtu siç ju ka projektuar Albin Kurti.
  1. Duke lexuar ‘Zen- Arti i të jetuarit në thjeshtësi’, dy meshkuj po pleqnonin tek dritarja ime…

U mata u ç’mata dy herë të dalë t’u them ‘hey’, por u mjaftova duke i thënë vetes…’Çka i kisha…’, jo që ma prishnin qetësinë, por që flisnin si inxhe…!

P.S. Namaste.

E juaja, K.B.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit