Friday, July 25, 2025
spot_img

Kimete Berisha: Rrena Pakufi!

Unë nuk e kuptoj se si Albin Kurti mund të jetoj në Kosovë.

  • Albin Kurtin s’e bën hesap asnjë gazetar. Ama, hiç asnjë.
  • Të gjithë, pa përjashtim, janë kundër tij, disa kanë edhe emocione të

forta dhe urrejtje për të.

  • Urrejtja kundër tij nuk është e natyrshme sepse është kolektive, masive…pasi që s’është e natyrshme – është e financuar.
  • E tok me gazetarët, edhe Asociacioni i tyre, një organizatë socialiste primitive që i mbron veç gazetarët që i ka shokë dhe që mendojnë si ta.
  • Kurrë nuk ka pasur më shumë media në Kosovë, që do të thotë se kurrë nuk ka pasur më shumë Liri.
  • E…Si mund të ketë shumë media në një vend pa Liri!
  • Liri, shqiptarët, e quajnë të drejtën e tyre pakufij për ta akuzuar dikë si kriminel, si hajn, si tradhtar, si çkado që duan, pa fakte.
  • Komplet, të gjitha mediat, jo veç në Kosovë por edhe në Shqipëri janë kundër Albin Kurtit.
  • Nuk është e natyrshme, pra, nuk është normale që të gjithë të mendojnë njësoj, uniformë, keq për të, që do të thotë është urrejtje e organizuar.
  • Është rast i rëndë.
  • Në secilën studio televizive nuk flitet gjë tjetër përveç kundër Albin Kurtit. Secili portal, nuk shkruan gjë tjetër, përveç shkrime kundër Albin Kurtit.
  • Kurrë, asnjëherë, politika, asnjë qeveri nuk ka pasur mundësi (se qejf sigurisht po), që t’ua ndal shqptarëve hovin e fjalëve.
  • Nuk ka gazetarë të përndjekur, nuk ka gazetar në burg, nuk ka gazetar që lyp azil politik…
  • Nuk ka gazetarë shqiptarë në Kosovë që frikësohet të thotë çfarë t’ia dojë zemra kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

-,Bile gratë e qeverisë së tij i tallin edhe moralisht!

  • Kush është ai gazetar aë frikësohet nga Albin Kurti? Si quhet?
  • Nuk ekziston fjalë e rëndë që nuk i është thënë Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, veç me nanë nuk e di ende a e kanë sharë nëpër studio.
  • Pra, Jo që ka Liri, po ka edhe Shfrenim, dhe shfrenim barbar.
  • Për shembull në studio e quajnë Glaukun – guban (gubë është sëmundje, zgjebë), e Glauku nuk e ka atë sëmundje. Dhe sëmundja nuk e bën njeriun ‘të poshtër’.
  • Reporterët pa Kufij kanë gënjyer pakufi, sepse në Kosovë gazetaria është më e Lirë se çmendina, ku mund të

thuash çfarë do dhe nuk merr përgjegjësi as s’ta sheh kush të madhe.

  • Thjesht është çmendinë, ku edhe dihet kush pi edhe kush paguan.
  • Gazetaria merret me propagandë, me thashetheme, me shamje, me ofendiime të rënda, me shfrenime emovionale dhe për këtë punë paguhet.
  • E…edhe nëse ka censurë në media, kjo censurë u vjen gazetarëve nga pronarët e tyre. Të gjitha mediat janë në duar të tregtarëve, varen nga tregtarët. Intelektualët nuk kanë media.
  • Pra, gazetarët u përgjigjen pronarëve ‘të shkrimeve të tyre’, e jo politikës
  • Prandaj, gazetaria sot është mall që shitet në treg nga tregtarët.
  • Hiç, askush – askënd nuk e ndalon të shkruaj e të thotë çfarë t’ia dojë zemra kundër kujt të dojë.
  • Se…Fjalë e lirë është edhe kur Albin Kurti flet kundër një TV-je që me dokumente e konsideron veten ‘pejon Serbie’.
  • Se për me fjalë Albin Kurtin e ‘kanë vrarë’ kaherë!
  • Kush duhet të ju mbrojë juve nga gazetarët!
  • Nëse gazetaria është e ‘shenjtë’, gazetarët s’janë…

sepse varen nga ata që s’janë gazetarë – por janë biznismenët që shesin urrejtje dhe rrena me pare, bile shtrenjtë.

  • Gazetaria do ta çojë Kosovën në luffë qytetare.
  • Kështu që, Kosova për nga Shfrenimi (që këta e quajnë Liri) e zë vendin e parë në botë.
  • Nuk ka gazetari.
  • Ka fabrika të Urrejtjes, të propagandës dhe të dhunës verbale.
  • Kjo është Liria e shqiptarëve.
  • Me asgjë nuk u abuzua më shumë pas luftës, se sa me Lirinë.
  • Prandaj, askush s’i merr seriozisht gazetarët shqiptarë, përveç Reporterët pa Kufij, të cilët nuk lexojnë as nuk dëgjojnë lajme shqip…!
  • Prandaj kjo Liri është një Robëri e Re:
  • Shqiptarët sillen sikur s’kanë çfarë të humbin.

P.S. Ngapak është e dhimbshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit