Ajo që më së shumti më magjeps në punën time është që “Askush s’ hidhërohet nga shkrimet e mia”.
– Në fillim kam menduar që s’hidhërohen sepse s’më marrin seriozisht, e tash vonë e kam kuptuar se nuk hidhërohen pikërisht pse më marrin seriozisht.
Një shkrimtar i ndjerë më ka pas thënë:
– “Shkrimi që më së shumti më ka pëlqyer në jetë është shkrimi që e ke shkruar kundër meje”.
Titulli i atij shkrimi është “Nëna që më deshi pak”.
– Kurrë shkrimin nuk e kam shfrytëzuar për hakmarrje, se të ishte ashtu do të dija të shkretëroja shumë rëndë….
Prandaj, sa herë kam gabuar, kam gabuar sherri i idealeve…!
E sot, a jam idealiste?
Jo. Jam realiste, ama më e lumtur…
P.S. Kur Maria Antonetën e vunë para litarit, pahiri ia shkeli këmbën xhelatit.
Dhe Maria Antoneta i tha xhelatit: “Më fal”!
– Më së zori është të jesh i mirë.