spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Kimete Berisha: Luftë në zemra tona! – Shkoni more në rrs!

Çdo gjë e nisim si luftë.

  • Dasma niset me flamur kombëtar, me alltia e me këngë patriotike, thuajse u nis hasmi me ua marrë nusen!
  • Synetia, bëhet me forcën më të madhe patriotike, thuajse një ditë prej ditëve këta djem kanë me ua bë nanën kështu e kështu armiqve.

Loja e futbollit niset me Jakup Ferrin e me krena të këputur, thuajse u shpall luftë. Edhe më keq, thuajse lufta e parë botërore ende nuk ka përfunduar.

  • Të ishte krenaria aq e madhe nuk do të luaje (me asnjë çmim) me atë që të ka vrarë dhe së paku nuk të

ka kërkuar falje.

Po lëre.

Mos rrej!

  • Se, krenari është të mos pajtohesh kurrë me të keqen.

Hiç, kurrë.

S’ka herë krenar e herë jo, varësisht nga disponimi.

  • Në Shqipëri është ndryshe.

Shqiptarët e Shqipërisë nuk e ndjejnë armiqësinë për Serbinë sikurse shqiptarët e Kosovës.

  • Përundrazi, ata bile e kanë simpati Serbinë. Shumë. Punë për ta.

Le ta kenë.

  • Pas masakrave serbe në Kosovë, mijëra shqiptare të Shkodrës janë shitur si nuse për katundarët serbë, pesëmijë lekë copa, sipas planit zyrtar serb për popullimin e katundeve të shkreta serbe me nuse shqiptare.
  • Shteti shqiptar nuk e ka ndaluar kontrabandimin serb me nuse, përkundrazi e ka frymëzuar.
  • Kur Edi Rama e quante Vuçiqin ‘vëlla’, e Hashimin ‘vëlla’ – as nuk idhnohej Hashimi, as Vuçiqi, ndërsa Sami Lushtaku plus e ka shpallur Edi Ramën ‘qytetar nderi’ i Skenderajt.
  • ‘Qytetar nderi’, Edi Rama, që e ndaloi këngën për Adem Jasharit në stadiumin e tij të kuq, që do të thotë e ndaloi Lamentin për fëmijët e vrarë të Jasharve.
  • Pra, shqiptarët e Shqipërisë janë të relaksuar, nuk na konsiderojnë një familje, nuk e bëjnë me inat por nuk e ndjejnë,

dhe sa herë që e lyp puna të ‘na duan’, e sforcojnë dashurinë, performojnë, sepse e dinë se logjikisht duhet të jenë në anën tonë, por zemra nuk ua do.

  • Është normale për ata që nuk janë normal.
  • Të ishte shoqëri normale, shqiptarët do ta kujtonin e Kosova ishte e Shqipërisë e jo Shqipëria e Kosovës,

pra ata do të duhej të ndjenin antipati historike ‘urrejtje pasive dhe të fjetur’ për armikun që ua mori Kosovën.

  • Nuk e ndjejnë.
  • Mos ta ndjejnë.
  • Se….Naiviteti i shqiptarëve të Kosovës është gati-gati mesjetar.
  • Shoqëri e palexuar dhe pa kujtesë historike.
  • E harrojnë vrasësin e vet pa u pushuar dhimbja që ua ka shkaktuar vrasësi!
  • Tek shqiptarët flitet aq shumë për krenari sepse nuk ka krenari.
  • Flitet aq shumë për besë, sepse nuk ka besë.
  • Flitet aq shumë për atdhedashuri – sepse nuk ka.
  • Flitet aq shumë për dashuri, sepse nuk ka.
  • Askush nuk flet për qiellin, se qielli ka boll.

P.S. Më e keqja, thirrja e shqiptarëve të Kosovës me gishtin e mesëm përpjetë ‘Serbi, Serbi ta …atë anë’, shkoi huq,

nuk u realizua, që domethënë i patën së paku dy raste ideale për t’ua bërë nanën kështu e kështu dhe i humbën.

  • Nuk u ndihmoi dashuria, as britmat, as sharjet patriotike, as Jakup Ferri, asgjë nuk të ndihmon kur bëhesh ‘patriot’ veç për festa, dasma dhe për ngjarje sportive!
  • Më pëlqen të shaj nganjëherë, shpeshherë, por për shkak se kujtojnë se jam ‘intelektuale’ nuk shaj.
  • Pra, kjo është diciplinë e imja, jo edukata ime, se sa për edukatë tani kisha bërtitur në kupë qielli ‘Idi bre u sto….majke’ ,

bashkë me ata policë shqiptarë që e larguan flamurin e UÇK-së nga stadiumi!

  • Njëra police shqiptare që e largonte flamurin e UÇK-së, ‘biçja’, frizurën bistek si Shote Galica.
  • Pse Shqipëria e konsideron flamurin e UÇK-së – ilegal!
  • Nuk ka UÇK që dikush të frikësohet nga flamuri i saj.

-,Ai flamur është simbol i një historie.

  • Se, UÇK nuk është veç krenaria jonë, shumë më shumë është dhimbja jonë më e madhe!
  • Pra, Edi Rama me vendim ia heq Hashimit flamurin e UÇK-së (e sheh edhe Haga, sepse e heq si diçka ‘të ndaluar’), ndërsa e ‘mbron’, në fakt e merr më qafë, ushtarin e atij flamuri!

Shkoni more në rrs.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit